Filipçe: Gruaja nga Kumanova më 16 mars ishte paraqitur në mjek vetëm me temperaturë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka dhënë informata shtesë mbi viktimën e parë nga koronavirusi në vend, respektivisht për gruan 57 vjeçare nga Kumanova, e cila paraprakisht u ishte nënshtruar dy testeve, por të njëjtat kishin rezultuar negative.

Marketing

“Kontrollin e parë pacientja e ka bërë me 16 mars, sipas të dhënave ajo është paraqitur vetëm me temperaturë trupore pa simptome tjera. I janë bërë pyetje nga intervista epidemiologjike, në të cilat ajo është përgjigjur se nuk ka pasur kontakt me persona të sëmurë dhe nuk ka udhëtuar jashtë shtetit në vendet me rrezik, ka marrë terapi dhe është lëshuar në shtëpi. Ditën e nesërme është lajmëruar sërish me djalin e saj pasi ka pasur rritje të temperaturës dhe prap ka mohuar se ka pasur kontakt ose ka udhëtuar.

Më 17-18 mars prap kanë marrë terapi dhe janë lëshuar në shtëpi. Kurse me 19-20 mars është paraqitur pneumoni tek ta nga ku edhe janë testuar për virusin korona dy herë, me datë 19 dhe 20 mars dhe dy testet kanë rezultuar negative. Kurse nga testi post mortum testi ka rezultuar pozitiv “-tha mes tjerash Filipçe.