Producenti Harvey Weinstein i cili është dënuar me 23 vite burg pasi u shpall fajtor për përdhunim dhe abuzim seksual ka rezultuar pozitiv me koronavirus, ai është i infektuari më i ri nga bota e kinematografisë.
Lajmin që producenti Harvey Weinstein ka dalur pozitiv me COVID-19 e ka bërë të ditur një zyrtar federal i burgjeve në SHBA.
Weinstein është vendosur në izolim në ‘Wende Correctional Facility’, një burg i sigurisë së lartë në lindje të Buffalo, New York.
Dikur, 67-vjeçari ishte ndër personat më me pushtet në Hollywood.
Por fama e tij u zbeh kur dhjetëra gra ngritën zërin për të denoncuar sjelljet e tij të pahijshme në 2017.
Kjo nxiti dhe lëvizjen #MeToo ku gra nga e gjithë bota u bënë bashkë për të ndarë eksperiencat e ngacmimeve seksuale.
Weinstein akuzohet për abuzimin e e dhjetëra grave.