Mes qytetarëve tanë në Kroaci nuk ka të infektuar nga koronavirusi, pritet 220 qytetarë të sillen me aeroplan në Shkup

Mes shtetasve të Maqedonisë së Veriut në Kroaci nuk ka të infektuar me koronavirus, ndërsa mes tyre nuk ka as viktima nga tërmeti i djeshëm në Zagreb, deklaroi Nazif Xhaferi nga Ambasada e vendit në kryeqytetin kroat në “Utrinski brifing” për “Slobodna TV”.

Marketing

“Komuniteti maqedonas është një prej komuniteteve më aktive nga 22 komunitetet tjera në Kroaci. Komunikimi është i përditshëm. Mes qytetarëve tanë tani për tani nuk ka të infektuar me koronavirus. Kemi pasur njerëz të bllokuar në aeroport dhe kështu rreth 50 qytetarë tanë i kemi përcjell për në Maqedoninë e Veriut”, deklaroi Xhaferi.

Ai kumtoi se Ambasada jonë në Zagreb punon në transferimin e punonjësve sezonal shtetas të Maqedonisë së Veriut në Kroaci për t’i sjell në shtëpi.

“Por, kemi edhe studentë, punëtorë dhe qytetarët të cilët kanë ardhur për t’u mjekuar. Kërkesat janë të mëdha dhe sfida për të kaluar është edhe më e madhe. Punojmë në rastin që punëtorët sezonal të sillen në Maqedoninë e Veriut. Të premten Qeveria jonë solli vendim të organizohet çarter fluturim. Dje në mbrëmje dorëzuam listë prej 220 qytetarëve dhe presim të sillen me aeroplan në Shkup”, deklaroi Xhaferi.