Kufizimi i lëvizjes së qytetarëve nga ora 21:00 -06:00, gjatë natës së fundit , në përgjithësi është respektuar në tërë territorin e shtetit. Të privuar nga liria janë 18 persona të cilët nuk i kanë respektuar masat, ka informuar sot në konferencën për shtyp ministri i Punëve të Brendshme Naqe Çulev për natën e parë të kaluar me orë policore.
“Nëpunësit policor nga liria kanë privuar 18 persona prej të cilëve katër në rajonin e Tetovës, dy në Gostivar, të cilët edhe pas vërejtjes së policëve nuk kanë vepruar sipas urdhërave, por në mënyrë agresive janë sjellur ndaj policëve. Në Kumanovë të privuar nga liria janë dy persona, ndërsa te ato është gjetur armë. Në Radovish të privuar nga liria janë dy persona, një person në Shtip dhe gjashtë në Koçan. Në Vinicë është konstatuar një rast i shkeljes”, theksoi Çulev.
Ministri ka informuar se në territorin e tërë shtetit kanë marrë vërejtje 74 persona të cilët pastaj kanë vepruar sipas udhëzimeve të policisë, ndërsa janë ngritur nëntë padi penale. Sipas tij MPB ndërmerr aktivitete për konfirmim të elementeve për ngritje të padisë penale për veprat penale të autorëve tjerë.
Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme kontrollojnë 618 persona me vendim për izolim për kontrollin shëndetësor dhe 7307 persona me deklarata për vetizolim me ç’rast gjithsej në territorin e shtetit janë ngritur 77 padi penale. Policët kanë kryer 322 kontrolle të personave të cilët janë në izolim dhe 3606 kontrolle me deklarata për vetizolim. Nga personat e kontrolluar, një person nuk e ka respektuar izolimin, ndërsa 22 nuk e kanë respektuar vendimin për vetizolim. Policia, tha Çulev, do të ngritë padi penale adekuate