Sindikata e Pavarur e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës nuk pajtohet me propozimin për shkurtimin e rrogave dhe kërkon nga Qeveria që një propozim i tillë, që erdhi nga kreu i LSDM-së, të refuzohet.
Sipas Sindikatës, propozimi i tillë është radikal dhe direkt do të ndikojë ndaj punonjësve të cilët janë më së paku të paguar. Prandaj kërkon urgjentisht të vendoset dialog social dhe të dëgjohen mendimet edhe të sindikatave dhe të ekspertëve ekonomikë.
“Mendojmë se masat e propozuara direkt do të godasin ndaj punonjësve që realisht janë më së paku të paguar në shtet. Veçanërisht reagimet janë të ashpra nga ana e punonjësve arsimorë, të cilët, në dobi të nxënësve, në mënyrë indirekte edhe të shtetit, investojnë përpjekje mbinjerëzore përmes formave dhe metodave alternative, në kushte shtëpiake, ta realizojnë programin e planifikuar”,- theksohet në kumtesën e SAShK-ut, në të cilën theksohet se një masë të tillë nuk ka në asnjë shtet fqinj, të cilët, gjithashtu, përballen me krizë ekonomike të shkaktuar nga virusi Korona.
Edhe Konfederata e Sindikatave të Lira ka reaguar në propozimin për uljen e pagave në Administratën Publike. Nga kjo Sindikatë thonë se nuk do të pranojnë pagë minimale dhe kërkojnë mbrojtje nga shteti.
“Merrni hua, keni mënyrë dhe mundësi, por mos na degradoni”,- thonë nga KLS-ja.