Studimi në SHBA dhe Britani nxjerr një tjetër simptomë të COVID-19

Kriza e koronavirusit ka nxitur institutet shkencore shëndetësore në gjithë botën të punojnë jo vetëm për gjetjen e një vaksine ose ilaci, por edhe në përcaktimin sa më të mirë të simptomave që ai shkakton. Kjo ndihmon në identifikimin dhe izolimin e rasteve në mënyrë sa më eficente.

Marketing

Simptomat e njohura tashmë që shfaqen më shpesh janë temperatura e lartë, kollitja dhe mungesa e frymëmarrjes. Por një deklaratë e Shoqatës amerikane të Otorinolaringoiatrisë dhe simotrës së saj në Britaninë e Madhe duket se shton edhe një tjetër simptomë.

Bëhet fjalë për anosminë dhe dysgeusinë, ose më thjesht humbjen e përshkallëzuar të nuhatjes dhe shijes.

Disa ditë pasi disa mjekë kishin hedhur këtë hipotezë, dy deklaratat zyrtare të institucioneve thonë se veçanërisht humbja e nuhatjes duket një e përbashkët e konstatuar në shumë raste në vendet më të prekura nga koronavirusi, pikërisht si Kina dhe Korea e Jugut.

Në Korene e Jugut, pothuajse 30% e pacientëve pozitivë ndaj COVID -19 kishin mungesën e nuhatjes, si simptomën e tyre të vetme. Në Gjermani, 2 në 3 pacientë kishin mungesën e nuhatjes si simptomë.

Në deklaratën e mjekëve amerikanë, thuhet shprehimisht që personat që shfaqin në këtë periudhë simptoma të anosmisë dhe dysgeusisë duhet të marrin seriozisht në konsideratë vetë-izolimin dhe kërkesën për testim”.

Ky zbulim ka një rëndësi domethënëse në përpjekjen për të identifikuar të infektuarit që nuk shfaqin simptoma.