Sonte në emisionin Click Plus në TV21 që realizohet përmes lidhjes Skype, debatojnë nënkryetari i LSDM-së Muhamed Zekiri, Arbër Ademi nga BDI, Elmi Aziri nga ASH si dhe ekonomisti Visar Ademi, në lidhje me pakon e masave ekonomike të shpalosuara nga ish-kryeministri Zaev.
Deputeti Zekiri theksoi se pakoja përmban 15 masa ekonomike dhe për momentin vetëm një pikë, ajo ulja e rrogave paraqet debat në opinion. Ai thotë se ata që reagojnë kundër uljes së rrogave në sektorin publik nuk e kanë kuptuar seriozisht situatën, dhe se nëse kanë ndonjë ofertë tjetër duhet të paraqesin.
#Zekiri në #ClickPlus: Ata që janë kundër uljes së rrogave për administratën, lë të ofrojnë zgjidhje tjetër!
Publiée par TV21 sur Lundi 23 mars 2020