Drejtoresha e Qendrës Klinike Universitare për Stomatologji në Spitalin Shtetëror në Shkup, d-r Amella Cana me apel për qytetarët të cilët duan dhe kanë termine në këtë Klinikë.
Ajo mes tjerash rekomandon:
👉Rekomandojmë: Mos shkoni për vizit te dentisti juaj përderisa nuk jeni RAST URGJENT STOMATOLOGJIK❗️
Ç’farë në të vërtetë është rasti urgjent stomatologjik ?
-Gjakderdhje e rëndë e cila nuk ndalet
-Ënjtje / Infekcion
-Dhëmbë të ngjitur
-Dhimbje e fortë e shkaktuar nga dhëmbi
Për ata të cilët nuk janë në punë apo në shkollë:
Ju këshillojmë se situata aktuale nuk është pushim vjetor❗️
Situata me virusin KOVID-19 është alarmante. Mos e paraqitni veten dhe fëmijët tuaj në rrezik të panevojshëm❗️