5,000 qytetarë të Maqedonisë kanë kërkuar ndihmë të kthehen në shtet, 2,100 i kanë pranuar kushtet

Pesë mijë qytetarë të Maqedonisë që gjenden jashtë shtetit kanë kërkuar ndihmë nga Ministria e Punëve të Jashtme të kthehen në shtëpitë e tyre deri në afatin e fundit të paraqitjes në ora 18 më 22 mars 2020. Deri tani janë përpunuar 4000 paraqitje, ndërsa 2100 qytetarë janë pajtuar me kushtet e vendosura dhe do të kthehen në mënyrë të organizuar.

Marketing

Këtë e bëri të ditur ministri për Punë të Jashtme, Nikolla Dimitrov gjatë pjesëmarrjes në emisionin “Top tema” në Televizionin Telma.

“Nga ora 18 më 22 mars kur përfundoi thirrja e dytë ai numër ka qenë rreth 5000 qytetarë të cilët kërkuan ndihmë të kthehen. Thirrja e parë ka përfunduar me 2333 qytetarë. Kemi 5000 shtetas nga Maqedonia të cilët kanë kërkuar ndihmë të kthehen në shtëpi. Deri tani kemi rreth 4000 raste të përpunuara nga 5000 të paraqitur dhe nesër do të përfundojë ky proces. Prej tyre, 2.100 pajtohen me kushtet. Ne nuk do të kemi resurse të organizojmë çarter fluturime pasi kemi nga një qytetar që është lajmëruar në Tajlandë, në Zelandë të Re. Do të shkojmë në vende ku ka koncentrim më të madh dhe kërkesa më të mëdha, siç janë shtete evropiane”, ka deklaruar Dimtirov.

Ai ka shtuar se qëllimi është të ndihmohet ndaj atyre të cilët nuk mund të kthehen, ata që nuk kanë shtëpi tjetër.

Dimitrov theksoi se në Gjermani ka më shumë shtetas të Maqedonisë ku do të ketë të organizuara më shumë çarter fluturime, ndërsa mes tyre është edhe Malta.

Fluturimet çarter, siç tha ministri do të organizohen të zbresin në Aeroportin e Shkupit.

“Polonia kishte çarter prej te ne, kishim thirrje edhe nga 33 shtetas, shumë pak pranuan karantinën. Mëngjesin e sotëm kishim konvoj këmbësorik me 63 shtetas tanë që arritën nga Mali i Zi, ndërsa në kthim ne dërguam 15 shtetas malazez. Bashkëpunim të tillë do të kemi edhe me Gjermaninë dhe shtete tjera”, ka thënë Dimitrov.