Më herët ministria e Shëndetësisë deklaroi se numri i personave të shëruar nga koronavirusi ka shkuar në 17.
Ndërkohë, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu është shprehur se mes 17 të shëruarve është mjek nga spitali i Durrësit dhe një infermier në spitalin “Shefqet Ndroqi”.
“Sot lajmi i mirë është shërimi i një mjeku dhe një infermieri mes 7 qytetarëve të tjerë që sot rezultuan negativë në dy testet e njëpasnjëshme për COVID-19”, shkruan Manastirliu.
Tashmë, mjeku i spitalit të Durrësit dhe një infermier i Spitalit “Shefqet Nroqi”, ndodhen në shtëpitë e tyre ku do të vazhdojnë të jenë të vetëizoluar edhe për 14 ditë.
Postimi i Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu
Sot lajmi i mirë është shërimi i një mjeku dhe një infermieri mes 7 qytetarëve të tjerë që sot rezultuan negativë në dy testet e njëpasnjëshme për COVID-19🙏🏼
Mes pacientëve të shtruar në spital dhe të vetëkarantinuar, shkon në 17 numri i qytetarëve që tashmë janë shëruar.
Të gjithë ndodhen në shtëpitë tyre, ku do të vazhdojnë të jenë të vetëizoluar edhe për 14 ditë.
Por nga ana tjetër, numri i qytetarëve të prekur po rritet dita-ditës. Po ashtu numri i qytetarëve që kanë nevojë për trajtim në spitale, ku deri tani janë 72 qytetarë të shtruar në spitalin infektiv.
LUTEMI qytetarë: Distancimi social dhe masat e higjienës janë THELBËSORE për të ndalur këtë armik të padukshëm❗
#VETËMBashkëMundT’iaDalim🙏🏼