Lionel Mesi i është bashkuar shumë protagonistëve në botën e sportit duke dhuruar para për të luftuar koronavirusin.
Siç raportojnë mediat në Spanjë, pleshti do të dhurojë një milion euro.
Dhurimi i Mesit do të ndahet mes dy qendrave mjekësore, një pjesë për Klinikën Spitalore në Barcelonë, dhe pjesa tjetër për vendlindjen e tij në Rosario.
Po ashtu një milion euro kanë dhuruar Pep Guardiola dhe Robert Levandovski.