Shënohet viktima e tretë nga Virusi Korona në vend. Gruaja nga fshati Ballancë e Qendër Zhupës ndërroi jetë pasditen e së mërkurës. Pacientja tani më e ndjerë Alije Mustafa ishte e para e prekur në atë zonë, e cila së bashku më bashkëshortin e saj të infektuar ishin kthyer nga Italia.
Sot kemi edhe një paciente të vdekur e sëmurë nga virusi Korona, e cila për kohë të gjatë ishte në aparate të frymëmarrjes artificiale. Edhe përkundër të gjitha përpjekjeve të mjekëve dhe infermiereve me terapi intensive, për fat të keq ajo ndërroi jetë para disa orësh. Ishte e moshës 66 vjeçe dhe në dosjen e saj medicinale tregohej se ka pas marrë terapi kronike ndaj hipertensionit- deklaroi Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.
Ndërkaq, në 24 orët e fundit regjistrohen edhe 29 raste të reja me CoVid-19, njofton Ministria e Shëndetësisë. Prej tyre, 20 në Shkup, 3 në Kumanovë, 3 në Veles, 2 në Prilep dhe 1 në Dibër. Sipas të dhënave zyrtare deri në ora 12 numri total arrin në 177 persona, prej tyre 3 të vdekur dhe 1 e shëruar, gjatë një muaji prej kur së është regjistruar rasti i parë në Maqedoninë e Veriut. Nga Ministria e shëndetësisë konfirmojnë se sot për herë të parë u shënuan raste edhe në Veles e Prilep.
Ministria e Shëndetësisë
Shkup 108, 1 E shëruar
Dibër 41, 2 të vdekur
Kumanovë 11, 1 I vdekur
Shtip 7
Veles 3
Kavadar 2
Ohër 2
Prilep 2
Gostivar 1
Si pasojë e infektimeve nga drejtoresha e Klinikës Dermatologjike NIna Caca Biljanovska, nga 30 të testuarit sot kanë rezultuar 5 raste pozitiv. Kurse, të dyshuarit tjerë lidhur me këtë rast do vazhdojnë të testohen në grupe të ndara gjatë 5 ditëve të ardhshme.
Prej 29 rasteve të reja 5 persona janë nga Klinika Dermatologjike, të cilët pas 16 ditëve të kaluara në izolim pa asnjë simptomë në mostrat e marra për teste edhe pas kalimit të fazës së inkubacionit ata kanë rezultuar pozitiv- tha Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.
Ndërkaq, sot filloi dhënia e terapisë së kombinuar nga dy preparate, që në shumë vende u vlerësua si kurë e përkohshme e këtij gripi. Tek pacientët e rezultuar pozitiv kombinimi i tabletave Hidroklortikin dhe Azitromicinë, e njohur si Sumamed, Ministri Venko Filipçe tha se jepet me pëlqimin e pacientëve.