Distancimi social është kryefjala e autoriteteve në gjithë botën gjatë kësaj kohe kur i drejtohen qytetarëve të tyre. Organizata Botërore e Shëndetësisë ende nuk ka autorizuar asnjë kurë ose vaksinë kundër pandemisë së COVID-19 kështu që e vetmja mënyrë për ta luftuar atë deri tani është distancimi social i shoqërisë.
Por mesa duket jo të gjithë e kuptojnë këtë term. Qeveria indiane e cila shpalli dje karantinë kombëtare 21 ditore për 1.3 miliardë banorët e saj ka vendosur që ta shpjegojë atë nëpërmjet një demonstrimi.
Forcat e rendit në Jammu dhe Kashmir kanë vizatuar rrathë në rrugë të cilët janë 1.5 metra larg na njëri tjetri dhe aty kanë detyruar të qëndrojnë të gjithë ata qytetarë të cilët nuk qëndrojnë në largësi nga njëri tjetri. Kjo masë shërben për t’i treguar atyre se në cfarë distance duhet të qëndrojnë në mënyrë që të virusi të mos transmetohet.
Kryeministri indian Narendra Modi tha ditën e djeshme në një fjalim televiziv se India do të mobilizojë 1.9 miliardë dollarë për mbështetjen e sektorit shëndetësor në përballimin e krizës së pandemisë.