Banka Zhvillimore, kredi pa kamatë për kompanitë e vogla dhe të mesme

Banka zhvillimore e vendit në ueb faqen e saj www.mbdp.com.mk e ka shpallur thirrjen publike për linjën e parë kreditore, për kompanitë, mikro të vogla dhe të mesme.

Marketing

Aplikimi fillon sonte në mesnatë ku ndërmarrjet mund të aplikojnë për kredi prej tre deri në 30 mijë euro.

“Kreditë do të jenë me kamatë prej zero për qind. Me afat për kthim prej 24 muajsh dhe grejs periudhë prej 6 muaj. Shuma e kredisë për të cilën mund të aplikojnë kompanitë do të varet nga numri i të punësuarve. Kompanitë deri më 10 të punësuar mund të aplikojnë për shumë prej 5 mijë eurosh. Kompanitë prej 11 deri 50 të punësuar do të mund të aplikojnë për 15 mijë euro dhe kompanitë prej 51 deri në 250 të punësuar do të mund të aplikojnë për shumën deri në 30 mijë euro.”,- tha drejtori i Bankës Zhvillimore, Kire Naumov.

Në këtë fazë pritet të kreditohen sektorët më të prekur nga virusi Korona, siç është hoteleria, turizmi dhe transporti, theksoi drejtori Kire Naumov. Aplikimi mund të bëhet në formë elektronike.