Zaev: Shkurtimi i rrogave, i patjetërsueshëm

Kreditë dhe shkurtimet nga harxhimet joproduktive nuk janë të mjaftueshme, do të duhet të shkurtojmë edhe nga rrogat e administratës, insiston lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.

Marketing

Ai theksoi se ka mungesë prej 2.2 miliardë euro për financimin e të gjitha shpenzimeve të projektuara me buxhetin. Sipas tij, situata është serioze dhe barrën duhet ta bartin të gjithë.

“Ka pak para. Një pjesë e kredive do ta sanojnë gjendjen, por një pjesë duhet ta bartim të gjithë në formë solidare. Tani më shkurtohen të gjitha shpenzimet joproduktive dhe mjetet të cilat shkojnë jashtë shtetit, ato janë rreth 7 miliardë denarë dhe është më pak nëse dihet se 30 për qind nga buxheti nga 4 miliardë është 1 miliardë dhe 300 milionë denarë. Duhet të dimë se barrën duhet ta mbajmë të gjithë dhe se sa më shpejtë e kuptojmë këtë aq më me sukses dhe në mënyrë më efikase do të përballemi me krizën.”,- deklaroi lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.