Matka dhe parku i Sarajit bosh, Bexheti: Qytetarët po respektojnë masat e Qeverisë

Matka njihet si vend turistik ndër më të frekuentuarit në Shkup. TV21 shkoi për të parë si është gjendja atje, tani në kohë të pandemisë. Gjallesat e vetme që pamë ishin disa rosa.

Marketing

Restorantet ishin të mbyllura, ndërsa as shitësit tjerë nuk ishin aty.

Kjo është një shenjë që tregon se qytetarët po i respektojnë masat e Qeverisë.

“Matka është një lokacion shumë atraktiv për qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut si dhe turistëve të huaj. Por sot është e zbrazur. Kjo tregon se po respektohen masat e Qeverisë për parandalimin e virusit”, Afrim Jonuzi, gazetar – TV21.

Njëjtë ishe edhe parku i Sarajit.

Kryetari i komunës së Sarajit thotë se qytetarët po respektojnë masat e Qeverisë dhe se nuk ka asnjë të prekur nga virusi deri me tani në Saraj.

“Fatmirësish deri tani ende nuk ka asnjë qytetar nga Komuna e Sarajit të infektuar me këtë virus. Në bazë të informacioneve që me japin, institucionet shëndetësore përkatëse. Komuna e Saraji ka bërë dezinfektimin e gjitha objekteve duke filluar nga objekti i komunës, shkollave fillore dhe të mesme gjithashtu, objektet fetare, vendet e frekuentuara, më shumë stacionet e autobusëve, rrugët e kështu me radhë”, tha Blerim Bexheti.

Kryetari Komunës së Sarajit apeloi tek të gjithë fshatrat dhe banorët që të respektojnë rekomandimet e Qeveris, si dhe te respektojnë orën policore, që është caktuar si masë për parandalimin e Koronavirusit.