38 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në Zvicër si pasojë e koronavirusit.
Bilanci është bërë publik nga autoritete shëndetësore në Zvicër ku raportohet se brenda 24 orëve të fundit numri i të infektuarve është rritur me 815 persona.
Në total, nga koronavirusi në Zvicër janë prekur 11 712 persona. Ndërkohë deri më tani numri i personave që kanë humbur jetën është 191 viktima.