Shtabi i Krizës në Dibër kërkon hapjen e një punkti për testim të qytetarëve për prekjen me virusin Korona.
Në të gjithë vendin u hapën 14 punkte, ndërsa në Dibër – si vendi i parë i përhapjes së virusit Korona – nuk është hapur punkt për testim, thonë nga Shtabi i Krizës.
Po ashtu kryetari i Shtabit të Emergjencës në Dibër ka bërë kërkesë te Qeveria për mjete medicinale që janë të nevojshme për shtëpinë e shëndetit në Dibër. Po ashtu u bë e ditur se bujqit dibranë mundet të lëvizin edhe gjatë orës policore, por fillimisht duhet të pajisen me një vërtetim nga Njësia për Bujqësi në Dibër.