MSHIA siguron leje ditore për punë pas orës 21:00/16:00 në pajtim me udhëzimet e fundit të Qeverisë

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës kumtoi se, në pajtim me udhëzimet e fundit të Qeverisë, është e obliguar të japë leje për lëvizje pas orës 21:00/16:00 për organe të administratës shtetërore, shtabe të krizës, mediume, ndërmarrje funerale dhe furrtarë deri në pesë të punësuar.

Marketing

Nga MSHIA cekën se lejet jepen për organet e administratës shtetërore, të cilët duhet të parashtrojnë orare javore për të punësuarit për të cilët nevojiten leje për qarkullim, si dhe tabelë me të dhënat në vijim për të punësuarit; emri dhe mbiemri, numri amë, telefoni celular, e-mail dhe shkaqe për të cilat nevojitet leja.

“Leje për shtabet komunale të krizës, të cilët parashtrojnë të dhëna përmes Bashkësisë së njësive të vetëqeverisjeve lokale (BNJVL) në MSHIA Të dhënat nevojitet t’i parashtrojnë çdo ditë-javë më së voni deri në orën 12:00, për javën e ardhshme të punës, në [email protected]”, theksuan nga MSHIA.

Nga Ministria theksuan se të punësuar në organizatat shëndetësore duhet të parashtrojnë të dhëna për të gjithë personat e punësuar: emri dhe mbiemri, numri amë, telefoni celular dhe e-mail adresa.

Nga Ministria kumtuan se për leje për furrtarët/burektoret deri në pesë të punësuar nevojiten informatat në vijim: gjendja rrjedhëse për personin juridik, jo më e vjetër se gjashtë muaj, fotografi e objektit në të cilin ushtrohet veprimtaria, emri dhe mbiemri, numri amë, telefoni celular, e-mail dhe shkaqe për të cilat nevojitet leja.

“Për leje për personat juridik për funerale nevojiten informatat në vijim: emri dhe mbiemri, numri amë, telefoni celular, e-mail adresa dhe shkaqet për të cilat nevojitet leja. Tabela për të gjitha kategoritë e lartpërmendura nevojitet të parashtrohet në Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës në e-mail adresën: [email protected]. Kjo informatë nevojitet për çdo javë pune në veçanti”, arsyetuan nga Ministria.

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës theksoi se nuk jep leje për të punësuar në ndërmarrje private dhe nuk pranon kërkesa në formë të letrës.