Merkel flet nga karantina: Nuk dihet kur do përfundojë izolimi

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka komunikuar me qytetarët gjermanë nga karantina e saj.

Marketing

Në një komunikim online, kancelarja shprehet se deri tani nuk dihet se kur do përfundojë izolimi por shton se shifrat e deritanishme nuk i japin arsye Gjermanisë për të lehtësuar masat.

Merkel theksoi se shifrat e të prekurve në Gjermani dyfishohen çdo 5 ditë e gjysëm.

Deri më tani Gjermani ka 54 mijë të infektuar dhe në rang botëror kap vendin e pestë. Vendi ka pak viktima në krahasim me vendet e tjera të mëdha, por edhe pak të rekurperuar.