Një anketë e zhvilluar në Francë tregon se një pjesë e qytetarëve ndajnë mendimin se koronavirusi i ri (Covid-19) është prodhuar në laborator, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas anketës së Institutit Francez për Opinionin Publik (IFOP), 57 për qind e qytetarëve vlerësojnë se Covid-19 është shfaqur me rrugë natyrale.
Ndërsa 26 për qind e francezëve mendojnë se virusi është prodhuar në laborator. Gjithashtu thuhet se 40 për qind e simpatizantëve të Partisë së Unitetit Kombëtar (RN), kanë mbrojtur idenë e tyre se Covid-19 është prodhuar “qëllimisht” në laborator.
– Porosi për maska nga Kina
Ndërkohë sipas lajmit të “France Info”, Franca ka porositur 1 miliard maska nga Kina.
Në vend prej disa kohësh personeli shëndetësor që mjekon të sëmurët e prekur me virus ankohen për pamjaftueshmëri të maskave.
Për shkak të epidemisë në zonën Sanary-sur-Mer në jug të vendit është ndaluar largimi nga shtëpia më shumë se 10 metra.
Kryetari i Bashkisë Sanary-sur-Mer, Ferdinand Bernhard deklaroi se ky vendim është marrë pasi një pjesë e njerëzve nuk kanë zbatuar kufizimin e lëvizjes së lirë.