Shqipëri/Nesër riatdhesohen nga Londra 135 studentë

Operacioni për riatdhesimin e shqiptareve që kanë mbetur jashtë si pasojë e koronavirusit po vazhdon.

Marketing

Mësohet se ditën e nesërme do të riatdhesohen nga Londra 135 studentë.

Gjithashtu, në ditët në vijim do të riatdhesohen qytetarë, pjesë e listave të emergjencës, të cilët do të kryejnë udhëtimet e tyre nga Gjeneva, Frankfurti dhe Lyoni.

Sot udhetoi drejt Romës ministri i Jashtem Gent Cakaj, për të siguruar përmbylljen e të gjithë procedurave dhe për të siguruar sjelljen e 120 shqiptarëve drejt atdheut te tyre.