Shërohen nga koronavirusi, Tom Hanks dhe gruaja e tij kthehen në Amerikë

Pasi kaluan disa javë në izolim në Australi si pasojë e e koronavirusit, Tom Hanks dhe bashkëshortja e tij, Rita Wilson u kthyen në shtëpinë e tyre në Los Angeles.

Marketing

Siç raporton Page Six, aktori u shtri, puthi tokën dhe kërceu kur zbriti nga avioni privat. Më pas, çifti u fotografuan në një makinë bashkë, rrugës për në shtëpi.

Aktorët 63 vjeçarë, ndodheshin në Australi për fazat e para të produksionit të një filmi nga Warner Bros, mbi jetën e Elvis Presley-t ku Hanks do të luajë menaxherin e aritstit, Colonel Tom Parker.

Atje morën lajmin se ishin infektuar me koronavirus, nga një anëtar i stafit që ishte diagnostikuar më herët me Covid-19.

Ata u shtruan për pak ditë në spital dhe më pas u izoluan në shtëpi. Dy javë pas diagnozës dhe pak ditë para se të udhëtonin drejt Amerikës, aktori tha në Twitter se ai dhe bashkëshortja ndihen më mirë.