Trajneri i Inter i është bashkuar luftës kundër koronavirusit.
Antonio Conte ka ndarë disa mjete financiare për të ndihmuar studentët e mjekësisë.
Raportime nga Italia bëjnë të ditur se Conte ka paguar për 12 laptopë, për studentët e mjekësisë, transmeton lajmi.net.
Conte këtë dhuratë e ka dorëzuar në spitalin e fëmijëve ‘Regina Margherita’, gjatë së premtës.
Ky spital funksionon në qytetin e Torinos, ku Conte më parë ishte trajner, te skuadra e Juventus.