Rama: Vetëm sot janë ndihmuar 5 mijë e 848 familje me gjëra ushqimore dhe barna

I pari i Qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se po vijojnë ndihmat për familjet në nevojë.

Marketing

Përmes një postimi të bërë në Facebook, Rama tha se vetëm sot janë ndihmuar 5 mijë e 848 familje me gjëra ushqimore dhe barna mjekësore.

Rama shtoi se që nga koha kur ka filluar ky operacion humanitar janë vizituar 107 mijë e 128 familje.

Postimi i plotë:

🔴 SHKON NË 107.128 NUMRI I DYERVE KU KEMI TROKITUR, QYSH NGA NISJA E OPERACIONIT HUMANITAR!

FAMILJE NË NDIHMË EKONOMIKE, PENSIONISTË KRYEFAMILJARË, INDIVIDË NË NEVOJË PËR NDIHMË, KANË NDJERË MANIFESTIMIN KONKRET TË PËRKUJDESJES TONË

🔴 DO TË VAZHDOJMË KËSHTU, NESËR, PASNESËR, PAPUSHIM DERI NË FUND TË LUFTËS