Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se nëse nuk ndryshon sjellja e qytetarëve do të jetë i gatshëm t’i propozojë qeverisë ndalesë të lëvizjes për 24 orë.
“Ne mundemi të shtojmë orën policore në 24 orë në javën e ardhshme , nëse masat e tanishme të vendosura nuk funkisonojnë për mbrojtjen e jetës së qytetarëve”, deklaroi Vuçiq, shkruan Tanjug.
Ndalesa e lëvizjes në Serbi është vendosur si masë parandaluese për përhapjen e koronavirusit.