Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu do të hyjë në karantinë. Lajmin e ka konfirmuar zyra e tij sipas mediumit vendas, Haaretz.
Netanyahu do të hyjë në karantinë sëbashku me këshilltarët e tij të ngushtë pasi një ndihmës i tij ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Konkretisht ndihmësi i kryeministrit për çështjet e Knesset-it, (Knesset në Izarel quhet Parlamenti) doli pozitiv për koronavirus të hënën.
Zyra e kryeministrit tha se karantinimi është një masë paraprake dhe po merret edhe para përfundimit të hetimit epidemiologjik.
Ditët e fundit Izraeli ka parë një shpërthim të rasteve të reja me koronavirus, duke raportuar 482 të infekuar 24 orët e fundit dhe një total prej 4,347 personash. Megjithatë vendi mbetet një nga shtete që kanë vdekshmërinë më të ulët, vetëm 0.4%. Vetëm 16 persona kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19 në Izrael.