Komisioni Europan, ndihmë urgjente për Ballkanin Perëndimor, 66 mln për RMV

Komisioni Evropian ka ndarë 38 milion euro ndihmë për Ballkanin Perëndimor për ballafaqim me krizën shëndetësore dhe rialokim të 374 milion eurove për ndihmë në ballafaqimin me pasojat socio-ekonomike nga Covid 19.

Marketing

Eurokomisari për zgjerim, Oliver Varheji porositi se “BE-ja gjithmonë do të jetë këtu për Ballkanin Perëndimor”.

“Do t’u ndihmojmë partnerëve tanë t’i mbulojnë nevojat e sistemeve shëndetësore dhe për promovim të masave afatgjatë për zbutje të pasojave socio-ekonomike të krizës me virusin korona dhe mbëshetje për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në rajon”, deklaroi Varheji.

Me kërkesë të vendeve nga rajoni, KE do t’i mbështesë kërkesat më urgjente në lidhje me pajisjen mjekësore dhe mbrojtëse.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të marrin nga katër milion euro për këtë qëllim, BeH shtatë milion euro, Mali i Zi tre milion, Kosova pesë, ndërsa 15 milion euro janë destinuar për Serbinë, ku dëmi tani për tani është më i madh. Mjetet e tjera vijnë nga instrumenti parainkuadrues i njohur si “IPA Fondet”, prej ku do të rikahëzohen 62 milion euro për Maqedoninë e Veriut për zbutje të pasojave ekonomike nga kriza, rritja e mbrojtjes sociale, mbështetja për sektorin privat dhe përforcim i shëndetësisë publike.

Me këtë ndihma e tërësishme për vendin tonë arrin në 66 milion euro. Ndërkohë Serbia do të marrë 78,4 milion euro, Bosnja 73,5 milionë , Kosova 63 milion euro, Mali i Zi 50 milion dhe Shqipëria 46, milionë euro