Nga virusi korona në spitalin e Shkupit në infektologji, ndërroi jetë edhe një pacient nga Dibra, i cili rezultoi pozitiv me Covid 19 para 4 ditëve. Ai është personi i tretë nga Dibra që ka ndërruar jetë nga virusi Korona. Një lajm I mirë ndërkohë vjen për numrin e të shëruarve. Tetë banorë të Dibrës dolën nga spitali infektologjik në Shkup ku trajtoheshin që nga diagnostikimi I tyre si korona pozitivë. Ata rezultuat negativë në të dy testimet e fundit. Shtabi I emergjencës vazhdon të koordinojë shpërndarjen e ndihmave sipas nevojave të qytetarëve dhe është angazhuar edhe që blektorët në mënyrë të organizuar të shesin qingjat e tyre.
Sa i takon rendit e qetsië në Dibër nuk ka problem të theksuara. Të dielën pati një shkelje të orës policore, dhe ndaj personit janë marë të gjitha masat ligjore dhe sanksionet e parapara me ligj. Janë kryer 29 kontrolle të personave të evidentuar me vendim për izolim, ndërsa janë kryer 107 kontrolle ndaj personave në vetëizolim Po zhvillohet pa pengesa edhe procesi i nxjerrjes së personave të cilët gjatë 14 ditëve të shkuara ishin në vetëizolim. Në kuadër të masave të parapara në planin operativ, nëpunësit policorë i realizojnë moto-patrullat nëpër mjediset urbane dhe paralagjet e qytetit. Në komunat Dibër dhe Qendër Zhupë me sukses po zbatohen masat për kontroll gjatë hyrjes së automjeteve, si dhe aktiviteteve për furnizim me ushqim, barëra, mjete për higjienë personale dhe nevoja të tjera në të dy komunat.