Zenku: Letër e hapur ministrave shqiptarë në Qeverinë e RMV-së

Dr. Imer Zenku, ekspert i ekonomisë energjetike, në profilin e tij në fb. u është drejtuar me një letër të hapur ministrave shqiptarë në qeverinë e RMV-së, me të cilën kërkon lehtësime për konsumatorët në këtë gjendje të vështirë që e ka krijuar virusi Kovid 19.

Marketing

Kërkoj që të jepni kontributin Tuaj në lidhje me realizimin e Propozimit tim, që të përcaktohet një sasi e kënaqshme e energjisë elektrike e cila do të harxhohet gjatë kohës së tarifës së shtrenjtë, të llogaritet (paguhet) me tarifën e lirë.
KONKRETISHT: Harxhimi mesatar mujor i energjisë elektrike për amvisëri në RMV llogaritet të jetë 600 kWh. Nëse kompanitë energjetike në vend dhe Qeveria marrin obligim që të plotësojnë s’paku një sasi mujore të energjisë elektrike prej 100 kWh, të harxhuar gjatë kohës së tarifës së shtrenjtë, atëherë llogaritjet e mia tregojnë se ky plotësim maksimum do të arrinte vlerën financiare mujore prej 194.6 milion den. ose 3.164 milion €, duke marrë parasysh numrin prej 700.000 orëmatësve në vend.
Fundja kompanitë energjetike të vendit gjatë kësaj kohe sa zgjat kjo gjendje e jashtëzakonshme shkaku i koronavirusit, për të mirën e qytetarëve mund të punojnë edhe pa fitim, gjegjësisht në break even point.
Kjo sasi mujore prej s’paku 100 kWh, respektivisht 3.3 kWh mesatarisht në ditë do t’ju mundësojë qytetarëve, në veçanti familjeve në nevojë s’paku përgatitjen e një ushqimi për fëmijët apo më të moshuarit. Kjo sasi është marrë si një sasi minimale, si një pikënisje për të bërë llogaritjen konkrete, por kjo s’do të thotë se nga ana e Juaj s’mund të përcaktohet sasi më e madhe.
Besoj që kjo ide do të has në mirëkuptim tek Ju dhe tek Qeveria në përgjithësi dhe se propozimi i tillë tashmë i mbështetur edhe nga ana e Juaj do të realizohet, thuhet në postimin e ekspertit të fushës së ekonomisë energjetike Dr. Imer Zenku.

Dr. Imer Zenku: LETËR E HAPUR MINISTRAVE SHQIPTARË NË QEVERINË E RMV-së

Dr. Imer Zenku: LETËR E HAPUR MINISTRAVE SHQIPTARË NË QEVERINË E RMV-së

Publiée par Tv Uskana sur Lundi 30 mars 2020