Pas shkarkimit të drejtoreshës së Klinikës së Ohrit, Sllavica Maleska, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka njoftuar se ka emëruar drejtor të ri. Bëhet fjalë për kirurgun, Goran Balevskin.
“Pasi u shkarkua drejtoresha, është emëruar drejtor i ri i Klinikës së Ohrit. Drejtor është emëruar kirurgu, Goran Balevski. Dua ta falënderoj për punën e deritashme drejtoreshën”, tha Filipçe.
Kujtojmë se Malevska u shkarkua për shkak se e njëjta ka refuzuar të pranojë në mjekim infektiv një paciente tashmë të ndjerë nga COVID-19.