RMV, sillet vendim për shëtitjen e kafshëve shtëpiake gjatë orës policore në fundjavë

Është sjellë vendim se kur do të mund pronaret t’i shëtisin kafshët shtëpiake edhe gjatë orës policore 13 orëshe në fundjavë.

Marketing

Gjatë fundjavave, pronarët mund t’i shëtisin kafshët shtëpiake gjatë periudhës kohore 20:00 – 20:30, por jo më larg se 100 metra nga ndërtesat ku banojnë.

Gjatë shëtitjes, ata e kanë ndaluar rreptësisht të grumbullohen me pronarët e tjerë.

“Në seаncën e sotme qeveritare i kemi miratuar ndryshimet e dekretit për kufizim të lëvizjes që t’u dilet në ndihmë edhe kafshëve shtëpiake. Gjatë fundjavave është e lejuar lëvizje e kafshëve shtëpiake nga ora 20:00 – 20:30, jo më larg se 100 metra nga objektet e banimit, pa grumbullim”, shkroi Spasovski në rrjetin “Twitter” (Tuiter).

Ky vendim erdhi pasi në vazhdimësi është kërkuar që të gjendet zgjidhje për kafshët shtëpiake gjatë fundjavave, pasi ora policore zgjat për 13 orë.