Inspektorati ka mbyllur 22 lokale, 60 tregtarë kanë rritur çmimet e limonëve

Agjencia për ushqim dhe veterina nga data 23 deri më 27 mars të këtij viti ka kryer 367 kontrolle dhe ka shqiptuar 19 masa.

Marketing

Siç kumtoi sot kryetarja e Këshillit inspektues, Magdalena Filipovska Grashkoska, AUV-ja ka konstatuar trajnime të pazbatuara për njohuri bazë për siguri të ushqimit, si dhe të punësuar pa kontroll shëndetësor për librezë sanitare pas çka ata janë larguar nga objekti.

“AUV-ja ka dhënë edhe katër vendime për mishtore dhe markete për shkak të gjendjes së keqe higjienike. U është urdhëruar menjëherë të zbatojnë dezinfektim”, theksoi Filipovska-Grashkoska.

Sipas saj nga 23 deri më 27 mars, gjatë institucionet e inspektimit në vend kanë zbatuar 7.633 mbikëqyrje, nga të cilët 928 mbikëqyrës për çmimet e prodhimeve. Tek 60 tregtarë janë konfirmuar rritje të çmimit, veçanërisht të limonëve. Në të gjitha këto raste është vepruar në mënyrë adekuate, ndërsa tregtarët i kanë kthyer çmimet siç ishin më 11 mars. Lidhur me mosrespektimin e rekomandimeve qeveritare për mbrojtje nga koronavirusi, janë mbyllur 22 objekte hotelierike.