Pas diagnostifikimit me koronavirus, Princi Charles është jashtë izolimit dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.
71 vjeçari, testoi pozitiv për Covid-19 javën e kaluar dhe ishte izoluar në rezidencën e tij në Skoci.
“Clarence House ka konrmuar sot se pasi është konsultuar me doktorin e tij, princi i Uellsit taniështë në vetëizolim”, tha një zëdhënës. Charles kaloi shtatë ditë karantinë në shtëpinë e tij në Birkhall, në pronën mbretërore Balmoral.
Sipas udhëzimeve të qeverisë, kushdo që ka simptoma duhet të vetëizolohet për shtatë ditë ndërsa të tjerët që jetojnë në shtëpitë e tyre duhet të vetëizolohen për dy javë.
Më herët, Buckingham Palace tha se mbretëresha e kishte takuar të birin më 12 mars, për herë tëfundit dhe se ajo është në shëndet të mirë. Kjo vjen pasi edhe gjashtë persona të tjerë m virusin kanë humbur jetën në Skoci, duke e çuar totalin në 47. Numri i viktimave në të gjithë Britaninë e Madhe ndërkohë ka shkuar në 1228.
Ndërkohë rreth 20 mijë ish punonjës të sistemit shëndetësor në Britani janë rikthyer në punë për të ndihmuar me epideminë e koronavirusit.
Kryeministri Boris Johnson, që u bë i pari lider botëror që njoftoi se ishte lideri i parë botëror i prekur nga koronavirusi, dhe që po drejton gjithçka nga shtëpia, tha se i gjithë vendi, së bashku, do ta kapërcente krizën.