Të gjitha organet dhe institucionet shtetërore, njësitë e vetëqeverisjes lokale obligohen, ndërsa sektorit privat i rekomandohet të punësuarit në këto institucione dhe firma të cilët në punë shkojnë nën shoqërim – personat e verbër tërësisht, personat që lëviz me karrocë dhe personat me aftësi të kufizuara intelektuale mesatare dhe të rëndë, të lirohen nga puna dhe ushtrimi i aktiviteteve të punës, informojnë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, duke iu referuar vendimit të miratuar nga Qeveria.
Vendimi i Qeverisë është sjellë me kërkesë të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale për shkak nevojës për mbrojtjen e personave me aftësi të kufizuara që shkojnë nën shoqërim, në kushte të zbatimit të masave për mbrojtje dhe parandalimin e përhapjes së koronavirusit, duke pasur parasysh se ata bëjnë pjesë në grupin e qytetarëve të cilët kanë rrezik të madh për zhvillimin e simptomave të rënda nga Kovid 19.