Bashkimi Demokratik për Integrim angazhohet për sundim të mirëfilltë të
ligjit dhe shteti i së drejtës është prioritet absolut i të gjithë neve.
Ne fuqishëm vazhdojmë të përkrahim drejtësinë e mirëfilltë dhe për të
arritur tek një drejtësi europiane, duhet të ç’rrënjosim drejtësinë
selektive të motivuar politikisht dhe etnikisht me vendime të cilat
bazohen në porosi e jo në ligj.
Drejtësia joselektive arrihet nëpërmjet vetingut të prokurorëve,
gjykatësve dhe politikanëve.
Besueshmëria e rrënuar e institucioneve të drejtësisë në sytë e
qytetarëve si pasojë e ndërhyrjeve të vazhdueshme politike, dështimit të
prokurorisë speciale, zhvatjes dhe lakmisë, Boki 13, Svarovski dhe Lui
Viton motiveve duhet të marrë fund.
Një vend anëtar i NATOsë dhe në proces negociues për anëtarësim në
Bashkimin Evropian duhet të kujdeset për integritetin e instuticioneve,
parashikueshmërinë ligjore dhe drejtësinë e pakorruptuar.
BDI përkrah vetingun për të gjithë dhe nuk do të komenton rastin e sotëm
deri në përfundim të procedurave në instancat më të larta.