Spasovski: Miratuam pakon e dytë të masave ekonomike

“Jemi në test si asnjëherë më pare, bota përjetoi kërcënimin më të madh që pas luftës së dytë botërore. Kemi marrë masa drastike, si kufizimi I lëvizjes. Këto masa dhanë rezultat. Kemi rritje lineare të virusit. Është e rëndësishme që të zvogëlohet përhapja e virusit, që tu krijojmë mundësi sistemit shëndetësor që të funksionoj si duhet. Një numër i madh i qytetarëve tanë nuk shkojnë në punë, fëmijët nuk shkojnë në shkollë. Masat e para duhej të ishin ndërprerja e punës në disa ndërmarrje të vogla dhe të mesme, kjo ishte fronti I pare që të ndalojmë hovin e përhapjes së virusit Korona, tentojmë që të rruajmë sa më shumë vende të punës”, tha Oliver Spasovski, kryeministër, derisa njoftoi se sot në mbledhjen e qeverisë u miratua edhe pakoja e dytë e masave ekonomike.

Marketing

“Të gjithë funksionarët e emëruar dhe zgjedhur do të marrin paga minimale për muajin prill dhe maj, përfshi edhe presidentin e shtetit, kryeministrin, ministrat, kryetarët e komunave dhe të tjerë.