Kamionët nga Kosova të bllokuar në kufirin serb, Rama thirrje Vuçiçit

Kryeministri Rama i ka bërë thirrje Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vucic për solidaritet.

Marketing

Rama shkruan në Twitter (shqip edhe serbisht) se prej 24 orëvesh janë bllokuar në kufirin serb kamionët me mallra nga Kosova.

“Aleksandër Vucic, prej 24h kamionët me mallra nga Kosova janë bllokuar në kufirin e Serbisë! Linja e Gjelbërt në rajon s’mund t’i nënshtrohet rregullave të çdo vendi, po veç një rregulli të thjeshtë: Këtë luftë që duhet ta fitojmë së bashku duke ndihmuar njëri-tjetrin jo armikun e pakufi!” shkruan Rama.

Ai e fton presidentin serb të japin shembullin e solidaritetit për rajonin në mënyrë që të fitojmë luftën kundër armikur të padukshëm.

“Aleksandër Vucic vetëm përmes solidaritetit pa kufi e kompasionit si njerëz të sulmuar nga një armik i egër, ne mund e duhet të fitojmë! Ju lutem z.President ngrijeni traun për kamionët e le ta bëjmë rajonin tonë shembullin rrezatues të solidaritetit kaq të nevojshëm për ta fituar luftën”, shkruan kryeministri.