Numri i vdekjeve në SHBA nga pandemia koronavirus ka arritur në tre mijë të hënën.
Kjo, pasi që përbrenda 24 orëve janë raportuar të paktën 605 vdekje, duke çuar totalin në 3,180. Thënë më ndryshe, një person ka vdekur çdo dy minuta nga sëmundja, shkruan lajmi.net.
Po ashtu, në Shtetet e Bashkuara janë raportuar 22 mijë raste të reja me COVID-19, duke e sjellë totalin e të prekurve në 164,471.
Shkolla e Mjekësisë në Universitetin e Uashingtonit parashikon se në 20 prill, numri i vdekjve përbrenda një dite do të arrijë dy mijë.
Dr. Fauci, eksperti kryesor i sëmundjeve infektive, ka thënë se mesatarisht 100-200 mijë njerëz do vdesin nga koronavirusi i ri në mbarë SHBA-të.
Ndërkohë, Administrata e Ushqimit dhe Ilaçeve ka miratuar vendimin që rastet emergjente të trajtohen me medikamente anti-malarie. Donald Trump i kishte quajtur si “një dhuratë nga Zoti” një javë më përpara.
Nju Jorku vazhdon të jetë vatra e koronavirusit, me 75 mijë raste të paraqitura. Shteti dominon shifrat nga të gjitha rajoneve të tjera në SHBA.