Propozimi nga mbledhja e djeshme e rregullt e Shtabi të emergjencës së Gostivarit për komunat Gostivar, Vrapçisht dhe Mavrovë – Rostushë, që të formohet një Trup koordinues për ndarje efikase dhe të sigurt të pakove me produktet ushqimore dhe mjete higjienike dhe dezinfektuese, sot u realizua.
Në takimin e sotëm me të cilin kryesoi kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari, morën pjesë përfaqësues të Organizatës komunale të Kryqit ët Kuq – Gostivar si dhe shumë organizatave joqeveritare dhe shoqatave humanitare që veprojnë në rajonin më të gjerë të Gostivarit .
U vendos që distribuimi i ushqimeve për familjet me rrezik social dhe ata të cilët janë në moshë ose me probleme shëndetësore, të bëhet nëpërmjet vullnetarëve OK të Kryqit të Kuq në Gostivar, por edhe të personave tjerë të cilët në ndërkohë do të trajnohen për distribuim të sigurt të ndihmave.
Kryetari Arben Taravari tha se ky unifikim në këtë periudhë vjen si masë shtesë për të mbrojtur qytetarë nga pandemia e COVID 19.
Kryqit të Kuq do ti ndihmojë edhe Trupi koordinues i sapothemeluar, pjesë e të cilit do të jenë përfaqësues edhe të pushtetit lokal dhe të shoqatave humanitare.
Kryetari Taravari tha, po ashtu, se do të angazhohet që të enjten ose të premten të organizohet trajnim njëditor nga ana e Institutit për Shëndet Publik dhe Klinikës së për sëmundje infektive, me qëllim që të rritet numri i vullnetarëve të certifikuar për këtë lloj veprimtarie në situate epidemie.
Kryesues i Këshillit koordinues u zgjodh Lulzim Haziri nga Asociacioni për Iniciativa Demokratike – ADI nga Gostivari, ndërsa anëtarë do të jenë edhe sekretarja e OK Kryqi i Kuq – Gostivar, Merita Alili, përgjegjësja për çështje sociale pranë Komunë së Gostivarit, Afërdtita Hamza dhe nga një përfaqësues i shoqatave që grumbullojnë dhe shpërndajnë ndihma për familjet në nevojë