Në Tetovë aktualisht ka 10 persona të infektuar me Covid 19. Një lajm I mirë është se është zvogluar numri i personave që presin në rradhë para bankat, posta e qyteti dhe operatorëve celularë. Megjithatë qytetarët asesi të respektojnë distancën më së paku 1.5 metra. Në radhë prisnin edhe persona të moshuar të cilët nuk duhet të dalin pas orës 11 të ditës. Ata ende nuk janë vetëdijësuar se masat merren për të mbrojtur shëndeti e tyre.
“72 vjet kam, erdha në bankë kamë punë këtu. Penzionin nuk e kamë marr dhe për atë kamë ardhur. Ku me i marr 5 mijë euro, në ta sjellin Gruevskin ne ti sjellje ato paret, që i ka vjedh, ku me i marr 5 mijë euro ku penzionin e kam 8000 denar, në Shqipëri ishte 100 euro një dënim jo 2000 euro”…
“Çka të frikësohem, çka ka shkruajtur Zoti ajo do bëhet, po me pas kujdes nga pak mirë është, do kalojë edhe kjo.”- thanë qytetarët.
Por edhe përkundër asaj që kamera e TVM 2 regjistroi në terren, nga SPB –Tetovë thonë se nuk ka vërejtur shkelje të orës policore ose urdhërave për izolim apo karantinim.
“Në SPB-Tetovë, dhe në Departamentin për Punë të Brendëshme në Gostivar, nuk janë regjistruar as një shkelje e masës mbrojtëse orës policore. Në karantin shtetërore ka 391 persona, ku në Kodrë e Dillit janë 209 persona dhe në Mavrovë, 182 persona. Kemi 308 persona që janë në vetëizolim. Në rajonin tonë janë të evidentuar edhe 106 persona ku në Tetovë 72 dhe Gostivar 34 të cilët janë në izolim dhe në vëzhgim nga ana e Policisë, me vendim të inspektoriatit shtetëror për sanitari dhe shëndetësi.”- tha Fatmir Rexhepi, zëdhënës i policisë SPB-Tetovë.
Lokalet vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura, e për disa që nuk kanë dashur me dëshirë ti vënë celësin lokaleve të tyre, janë marrë masat adekuate nga ana e inspektoriatit shtetëror.