Wilmbledon anulohet për herë të parë që prej Luftës së Dytë Botërore

Wimbledon është anuluar për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Marketing

Turneu që konsiderohet si Grand Slami më prestigjoz i tenisit, duhej të luhej midis 29 qershorit dhe 12 korrikut.

Wimbledon është ngjarja më e fundit kryesore sportive verore që do të pushohet, pas Euro 2020 dhe Lojërave Olimpike të Tokios që u shtynë për 12 muaj.

Ai gjithashtu pason shtyrjen e French Open, i cili do të fillonte në maj, por është planifikuar për në 20 shtator deri më 4 tetor.