Bekteshi: Pakot e miratuara nga qeveria ju dalin në ndihmë bizneseve vendore dhe punëtorëve

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi i ftuar në emisionin “Click Plus” në Tv21, ka folur për masat mbrojtëse që ka miratuar qeveria për të ju dalë në ndihmë bizneseve në kohën e pandemisë.

Marketing

Bekteshi theksoi se në paketen e parë u miratuan vendime që ju dalin në ndihmë bizneseve vendore, që mos shkojnë drejt mbylljes, ndërsa në paketën e dytë janë miratuar vendime për të mbrojtur punëtorët dhe vendet e punës.

Ministri Bekteshi theksoi se në total për menaxhimin e ekonomisë së shtetit në kohën e pandemisë janë ndarë mbi 200 milion euro.