Mbi 5000 vdekje nga koronavirusi raportohen në Amerikë

Më shumë se 5000 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.

Marketing

Është një moment historik i rëndë për Amerikën që ka parë një rritje të shpejtë të rasteve të koronavirusit dhe vdekjeve në javët e fundit.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve atje është 5,119 dhe me të paktën 216.515 infeksione të regjistruara, sipas shifrave të “Johns Hopkins”, raporton CNN.