Manastir, shtresa e borës arrin 55 centimetra

Më shumë borë gjatë 24 orëve të fundit kanë rënë në Manastir 55 centimetra, 47 centimetra në Krushevë, 45 në Topollçan, 40 në Hanet e Mavrovës, 39 në Gjurishtë, 37 në Llazarapole, 32 në Kodër të Diellit, 31 në Pozharan, 30 në Prilep dhe Dibër, 23 në Shkup-Petrovec, 19 në Shkup-Zajçev Rid, 18 në Tetovë dhe Berovë, 14 në Pretor, 11 në Ohër dhe Kumanovë, 10 në Vinicë, 9 në Shtip, 6 në Demir Kapi, 4 në Kriva Pallankë dhe 1 centimetër në Strumicë.

Marketing

Nga DPHM informojnë se temperatura minimale mbrëmë ka qenë nga -7 në Mavrovë, Llazaropole, -5, në Krishevë, -4 në Ohër, Kumanovë dhe Dibër, -3 në Pretor, -2 në Prilep, Kriva Pallankë, Tetovë dhe Berovë, -1 në Shkup-Petrovec, Manastir dhe Shtip , 0 në Shkup-Zajçev Rid, Demir Kapi, Strumicë dhe Vinicë dhe 1 gradë në Dojran.

Gjatë natës moti ishte me vranësira me reshje të borës, të cilat në gjysmën e dytë të natës në pjesët perëndimore dhe veriore ndaluan. Në mëngjes e sotëm reshje bore ka në pjesët lindore. Frynë erë e lehtë deri në mesatare, ndërsa në zonat më të larta përkohësisht erë e përforcuar nga drejtimi verior.

Moti paradite do të jetë me vranësira të ndryshueshme, ndërsa në pjesët lindore me reshje të përkohshme të borës. Gjatë ditës vranësirat do të ulen dhe do të mbizotërojë mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 4 deri 9 gradë.

Në Shkup, paradite mot i ndryshueshëm, pastaj me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të mbërrijë 8 gradë.