Ylber Isufi, zv. drejtor i Spitalit të Përgjithshëm të Kumanovës thotë se në Kumanovë numri i të infektuarve është si rezultat i sjelljes së qytetarëve, të cilët pasi janë kthyer nga vendet evropiane nuk u janë përmbajtur rekomandimeve për të qëndruar në izolim.
Kjo sjellje e tyre ka bërë që tashmë Kumanova të renditet pas Shkupi për sa i takon numrit të personave të infektuar me virusin Korona. Sipas tij në repartin e infektologjisë ka mungesë të infektologëve. Për këtë dhe nevojën për mjete higjienike ai thotë se kanë kërkuar ndihmë nga institucionet kompetente në Shkup.