Covid-19, arrijnë në Maqedoni ndihmat humanitare nga Hungaria

Zv/kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, mëngjesin e sotëm në Aeroportin Ndërkombëtar në Shkup, priti ministrin për Punë të Jashtme dhe Tregti të Republikës së Hungarisë, Petar Sijarto i cili në kuadër të vizitës solli pajisje mbrojtëse për luftën kundër KOVID- 19, si ndihmë nga Republika e Hungarisë për vendin tonë.

Marketing

“Maqedonia e Veriut dhe Hungaria kanë bashkëpunim të shkëlqyer bilateral, për të cilën dëshmon edhe mbështetja e sotme, e cila në këto kohë të vështira, kur çdo kush po lufton të sigurojë mjete për nevojat personale, treguan solidaritet të vërtetë nga ana e Republikës së Hungarisë”, theksoi Osmani, duke i shprehur falënderime ministrit Sijarto për mbështetjen e përgjithshme të Republikës së Hungarisë për vendin.

Pas pritjes, në hapësirat e aeroportit, Osmani mbajti takim bilateral në të cilën u shkëmbyen informacione për hapat e mëtutjeshme lidhur me agjendën evropiane të vendit pas marrjes së vendimit për fillimin e negociatave me BE-në, procesi i formimit të kornizës negociuese si dhe përgatitja e vendit për vetë fillimin e negociatave.

“Më lejoni t’ju falënderohem për mbështetjen e fuqishëm dhe të zëshëm për integrimet tona evropiane, duke e përfshirë këtu edhe misionin e suksesshëm të Eurokomisionerit Varheji, i cili ka më shumë merita, për harmonizimin e shpejtë të metodologjisë së re, dhe gjithsesi, përmirësimi i gabimit nga tetori i vitit të kaluar përmes vendimit të BE-së për fillimin e negociatave me vendin”, theksoi Osmani, duke potencuar se Republika e Maqedonisë së Veriut edhe krahas sfidës me ballafaqimin me KOVID 19, në mënyrë të përshtatshme do të përgatitet dhe do të adaptohet për fillim të negociatave.

Me një aeroplanin të posaçëm ushtarak, ministri hungarez Siajarto arriti në vend drejtpërsëdrejti nga Hungaria me një paku të ndihmës nga 100 mijë maska mbrojtëse dhe pesëmijë skafandrave mbrojtës.