Spasovski: Stabiliteti dhe siguria janë baza për zhvillim ekonomik

Përfitimet nga anëtarësimi në NATO u treguan si efikase në përballjen me koronavirusin. E aktivizojmë mekanizmin e NATO-s për mbrojtje civile dhe është aktivizuar sistemi për mbrojtje civile të BE-së. Ndihma e parë në shtet ka arritur nga BE-ja dhe NATO-ja dhe kjo tregon sa është e rëndësishme ai partneritet i yni strategjik.

Marketing

Këtë e porositi kryeministri Oliver Spasovski në kuadër të onlajn diskutimit “Kërcënime globale, rreziqe, sfida, mundësi dhe anëtarësimi në NATO”, të organizuar me rastin e 4 prillit – Ditës së NATO-s nga Fakulteti për siguri – Shkup dhe Qendra amerikane për arsim.

Ditën e NATO-s, theksoi Spasovski, e shënojmë për herë të parë si vend anëtar të Aleancës.

“Për ne paraqet krenari të veçantë sepse shumë gjenerata para nesh ishin të përkushtuara në realizimin e këtij interesi kombëtar strategjik që të jemi vend anëtar i NATO-s, ndërsa ne jemi gjeneratë që praktikisht e jetojmë atë ëndërr. Duhet të jemi krenarë që jemi pjesë e familjes së aleancës më të fuqishme të sigurisë ushtarake dhe politike, që paraqet sinonim edhe për vlerat më të larta demokratike”, deklaroi Spasovski.

Anëtarësimi në NATO dhe fillimi i negociatave me BE-në, sipas Spasovskit, është shumë i rëndësishëm për ne si shtet i vogël, sepse përfitojmë mundësi për ndikim dhe të drejtë të barabartë gjatë sjelljes së vendimeve.

“Së dyti, gjithashtu, shumë e rëndësishme është për rritjen tonë ekonomike – që varet shumë nga ajo sa shteti mund të sigurojë paqe afatgjate dhe stabilitet. Anëtarësimi në NATO këtë e siguron”, deklaroi Spasovski,

Theksoi se kjo është e dukshme edhe në tre vitet e fundit derisa intensivisht është punuar dhe ka qenë e sigurt se këto procese integruese do të jenë realitet.

“Pas krijimit të kushteve për anëtarësim në NATO dhe BE u hap perspektiva dhe mbi 625 milionë euro kemi investime në atë periudhë në shtet. Kjo tregon se paqja afatgjate, stabiliteti dhe siguria janë baza për zhvillim ekonomik”, ka thënë Spasovski.

Pyetjet për integritet territorial, theksoi Spasovski, janë çështje që njëherë e përgjithmonë janë mbyllur dhe japin stabilitet për qytetarët dhe shteti që ta planifikojnë ardhmërinë.

Apeloi deri tek qytetarët dhe të gjithë t’i respektojnë rekomandimet e Qeverisë, sepse të gjithë së bashku duhet të përkushtohemi në përballje me këtë situatë dhe të gjithë së bashku ta fitojmë këtë betejë.

Theksoi se i kushtohet vëmendje kësaj katastrofe humanitare që të kalohet në rrezik të sigurt.

“Para nesh janë ditë të vështira, të cilat do të jenë edhe më të vështira. Bëjmë gjithçka që mundemi për ta shpëtuar shëndetin dhe jetën e qytetarëve. Ndihmojmë edhe në pjesën e ekonomisë. Roli kyç në përballje me këtë krizë ka sistemi shëndetësor që meriton vëmendje të plotë dhe mbështetje, sepse gjendet në linjë të duhur dhe dua të jap mirënjohje për të gjithë ata”, deklaroi Spasovski.

Sistemi, theksoi Spasovski, tregoi se funksionon normal dhe në kushte të krizës së tillë të gjitha strukturat kanë treguar përkushtim dhe angazhim maksimal.