Koronavirusi dhe izolimi që pasoi përhapjen e saj ka ndikuar domosdoshmërisht edhe në njohjet mes çifteve. Por kjo ndodhi në një kohë kur teknologjia ka marrë një hov si kurrë më parë në jetët tona.
Dhe kështu, “gjuetitë” e drejtpërdrejta dhe të shpejta tani janë kthyer në biseda të gjata nëpër aplikacionet e njohjeve në mbarë botën, duke rikthyer nostalgjinë e të njohurit në një mënyrë ndryshe të partnerit. Në këtë kohë, kompanitë që kanë krijuar aplikacionet e çifteve, po shohin rritje të madhe të numrit të përdoruesve dhe të kohës që kalojnë në rrjet.
Për Trevor Barnes, një mësues 27-vjeçar nga Hershej, Pensilvani, karantina mund të ishte e tmerrshme. Ai jeton vetëm në një apartament bashkangjitur shkollës ku ai punon, dhe ai është plotësisht i mbyllur. Për dhjetë ditë ai nuk ka mundur të dalë jashtë as për të blerë sende ushqimore. Megjithatë, Barnes ka zbuluar se të qenit i mbyllur brenda, të paktën nuk do të thotë se ai duhet të heqë dorë nga ëndrrat e tij romantike. Gjatë javës së kaluar ai ka takuar disa gra, të gjitha me telefonata dhe video. “Unë shkoj në shumë takime, normalisht, nga ‘Tinder’, ‘Hinge’, ‘Bumble’, të gjitha këto”, thotë ai, por kurrë nuk ka gjetur dikë, me të cilën të godasë me të vërtetë. “Kjo ka qenë një mënyrë e mirë për të kuptuar një qasje më serioze”, thotë ai.
Megjithëse të moshuarit do të pësojnë peshën më të rëndë të koronavirusit, janë të rinjtë që do ta shohin jetën e tyre të kthyer përmbys. Por një gjeneratë që lidhet me telefonat gjithsesi është ndoshta edhe e pajisur mirë për të përtërirë disa nga problemet që imponon izolimi social. Dhe shumë të rinj po dëshmojnë se vetëm sepse nuk mund të takosh dikë personalisht, nuk do të thotë se nuk mund të takosh.
“The Economist”, shkruan se një aplikacion i njohur, “Hinge”, thotë se 70% e përdoruesve të tij kanë shprehur interes për të shkuar në takime dixhitale. “Match Group”, pronarët e “Tinder”, po japin disa veçori të aplikacionit që zakonisht kushton, për të pasqyruar faktin se njerëzit kanë më shumë kohë për të kaluar.
Të gjitha aplikacionet e takimeve janë duke inkurajuar përdoruesit të provojnë takimet me video. Një opsion në “Instagram”, i quajtur “Love is Quarantine” (dashuria është karantinë), është lançuar tashmë duke parodizuar një shfaqje popullore të “Netflix”, të quajtur “Love is Blind” (dashuria është e verbër). Krijuesit e saj, Thi Lam dhe Rance Nix, të cilët ndajnë një apartament në Brooklyn, New York, bëjnë shaka se shpikja e tyre “është bërë virale”.
Por, mund të jetë edhe më keq. “Kjo na ka rikthyer në një mënyrë më të vjetër të lidhjes me njerëzit, e cila është thjesht e folura, jo gjithë ato shenja vizuale në profile”, thotë Katie Nelson, një gazetare e mbyllur në shtëpinë e prindërve të saj në Mineapolis.
Ajo dikur dëshpërohej nga burrat që nxitonin të takoheshin përpara se të njihnin njëri-tjetrin. Kur izolimi të mbarojë, mund të jetë e tepërt të shpresojmë se kthimi i njohjes së ngadaltë do të zgjasë. Por deri atëherë disa njerëz mund të jenë bërë ekspertë për këtë.