Mikiç: Masat e reja të qeverisë, të domosdoshme

Dr. Vladimir Mikiç në pres konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Spasovski dhe ministrin Filipçe tha se masat e reja për kufizim të lëvizjes janë të paevitueshme dhe të domosdoshme dhe se mos-implementimi i tyre do të rëndojë edhe më tepër gjendjen aktuale të pandemisë Covid-19 në vend.

Marketing

“E di se masat restriktive po pranohen me një dozë rezerve tek disa qytetarë, por do ta them sërish masat janë të paevitueshme. Në këtë periudhë nuk kemi mënyrë tjetër, nuk kemi ilaç specifik, nuk kemi vaksinë, nuk ka tjetër masë që do të ndalonte epideminë. Ju siguroj që nëse nuk merren këto masa do të rriten shumë numrat ku do të rëndohet sistemi shëndetësorë, sepse kjo sëmundje mund të shkaktojë pasqyrë klinike të rëndë , por mund të shkaktojë edhe vdekje. Apeloj që të respektohen masat”-tha Dr. Mikiç.